9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Të përçarë para zgjedhjeve, Gështenja: Nëse dalim me dy kandidatë, PD do të shkatërrohet

Deputeti Lefter Gështenja ka komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike, ku grupet e Enkelejd Alibeajt dhe të Sali Berishës kanë deklaruar se do të dalin me lista të ndara për zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në “Radar Informativ”’ me gazetaren Juli Xhokaxhi, Gështenja tha se opozita është e dënuar të dalë me një kandidat në zgjedhje. Gështenja shtoi se një zgjidhje nuk u arrit, pasi ka mungesë vullneti. Sipas deputetit, proceset e njëanshme vetëm e ndajnë partinë dhe nuk ndihmojnë në bashkim.

“Unë besoj që argumentat shteruese janë dhënë. Deklarata e grupit parlamentar ka qenë e saktë. Mendimi im është që ka një mungesë vullneti, për sa kohë ne kërkuam si grup parlamentar por edhe herët, para 3 muajsh, unë dhe një koleg kemi realizuar takime që të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të dalim me një kandidat të përbashkët.

Ne mandatuam zotin Bardhi që të eksploronte mundësitë për të gjetur pikat e përbashkëta, me qëllim që PD por jo vetëm, e gjithë opozita, duhet dhe është e dënuar, të dalë me një kandidat. Unë besoj që zoti Bardhi e ka sqaruar mbrëmë këtu dhe nuk kishim vendosur kushte. Ajo që ne diskutojmë është se ne duhet patjetër të përfshijmë të gjitha palët. Sa kohë bëjmë procese të njëanshme, nuk bashkohemi, por ndahemi”, tha ai.

Gështenja nuk u shpreh kundër primareve që Sali Berisha dhe grupimi i tij do të mbajnë për të dalë me kandidatët e zgjedhjeve. Megjithatë, deputeti tha se primaret duhet të ishin në kushtet ideale dhe një proces i rregullt.

“Nuk jam kundër primareve. Ajo që dua të theksoj është se primaret mund të ishin në kushtet ideale, kur ka procese të rregullta. Ndërkohë, që ne e dimë që në 32 vite nuk ka pazur procese zgjedhore ekselente”, tha Gështenja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x