Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu, prezantoi strukturën e re organizative të PS-së në kryeqytet, e cila do të përbëhet nga pesë nivele. Ajo bëri të ditur se në këtë organizim do të përfshihen 19 deputetë e ministra, 30 koordinatorë zonalë, 420 të deleguar dhe anëtarët e PS-së në Tiranë.
“Do të ketë 5 nivele. 19 deputetë, ministra të ndarë në 27 njësitë vendore të Tiranës. 34 blloqe do të mbeten si formë organizimi për prezencën e Pranisë Besnike, mbi 30 koordinatorë zonalë, 420 të deleguar dhe të gjithë forcën e PS Tiranë. Kjo është skuadra jonë. Nga sot ne nisim këtë fushatë me 3 drejtime, deri në dhjetor konsolidojmë strukturat, deri në mars punë në terren dhe më pas fushata zgjedhore e fitores historike”, tha Manastirliu në Asamblenë e PS Tiranë.
- “Baca Jakup, qëndro i fortë”, përfundon vizita 4-ditore e Krasniqit në Kosovë, rikthehet në paraburgimin e Hagës - 21/11/2026
- Zgjedhjet e 9 majit/ Manastirliu zbulon strukturën e re të PS-së në Tiranë: 5 nivele organizimi, 19 deputetë e ministra të shpërndarë në 27 njësi - 21/11/2026
- Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij: Shkarkohen punonjësit se nuk i bëjnë “like” dhe “share” Lalit - 21/11/2026