15.7 C
Tirana
20 / 11 / 2026

Tri pyetje për Blendi Gonxhen!

Nga Hervin Çuli

Kam ndjekur të gjitha daljet televizive të “Ministri i Turizmit- Rinisë- Kulturës- Sportit”!

Ka shumë portofole, ndjesë po harrova ndonjë.

Nuk do merrem sot me paqartësinë klasike të tij, me fjalë pa fund, një inflacion gojor që përpiqet të konfuzojë injorancën e turmës. Kemi kohë për këtë, do shkruaj gjatë në vijim; por, projekt-ligji i ri nuk pret!

“Ligji për donacionet dhe sposorizimet”, i ri, ka qënë një plagë që kam luftuar gjatë sa isha drejtor, nuk e zgjidha dot.

“Thembra e Akilit” ishte kakofonia korruptive e grupeve të interesit që mund të përfitonin. Teatri, opera, arti i gjallë në përgjithësi, edhe 100 shfaqje plot e përplot me publik po ti japin ngelen në një minorancë të pallogaritshme përballë oligarkisë televizive- me interesat e tyre nga pas.

Ligjin, në atë kohë, 1994 në mos gaboj, me shumë zgjuarsi e diktuan mediat. Pra, cdo emision në TV me formë interaktive mund të ishte pjesë e art- kulturës! Ato, mediat, fitonin gjithmonë! Askush nuk i afrohej teatrit të mjerë, operas, baletit, cirkut, sepse oligarkia mediatike është shumë më e fortë në audiencë dhe në interesa politike. Jo më kot, sot, aktoret e TK kanë filluar të futen në BB. Normal, duan famë dhe para që teatri nuk ja siguron dot.

Tani, më në fund, kemi një draft, një projekt që e kaloi -“Keshilli i Ministrave”.

Ky projekt- ligj nuk u diskutua fare me grupet e interesit. Ministri thotë të kundërtën! Ndofta ai bisedat e kafeneve dhe servilat e trustit i quan forume:- unë, jo!

Kjo është një reformë për zgjidhje, apo një kurth elektoral? Se,di!!!…

Ndërkohë, nga daljet publike të Ministrit që, presupozohet të sqarojnë thelbin, kam marre veç një risi: pragu i tatim- fitimit për bisneset që sponsorizojnë art- kulturë do jetë nga- 3-5%, në 23- 30%! Asgjë, tjetër!!!…

Kam, tri pyetje. E sigurtë: as bëhet fjalë për sqarim apo pergjigje. Por, gjithsesi po i shtroj.

1- A ka ndyshuar gjë tjetër në ligj veç pragut të tatim- fitimit?

Pra, përkundër dje, sot c’do privat jep për art- kulturë-sport një shumë më të madhe që ju zbritet nga tatimi. E mrekullueshme, brilante!…

Pyetja e parë, në pamje të parë, nuk ka nevojë për përgjigje! Le të themi, bravo! Vazhdojmë, pyetja lidh pyetjen!…

2- Cfare konsideron Ministri, Projekt- ligji, me termin art- kulture? Pra, edhe “BB” apo “Perputhen”, p.sh., janë art- kulturë?

Si e them më lart plaga nuk ka qënë thjeshtë përqindja e tatim- fitimit: – jooo! Plaga kryesore ka qënë:- destinacioni i sponsorizimit. Pra, më thjeshtë:- ku shkonin paratë e sponsorit dhe kush kishte fuqi politike dhe mediatike ti thithte!

3- Ky ligj është për komunitetet edukative në nevojë (teater, opera, balet, film, pra arti i gjallë), që një shoqëri i mbron si dritën e syve, apo për ti mbushur shportën TV propagandistike në prag fushate???!!!…

Si fillim, këto janë shqetësimet e mia dhe të komunitetit të artit edukativ, të gjallë.

Larg “qiftë”që, edhe një herë e gjetët formulën ti jepni ca lekë më shumë Sandrit, Irfanit, Vjollcës apo Zenit. Moos!…

Nuk e keni në stof, e sigurtë!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x