Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në Facebook të dhëna për fluksin e udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke bërë me dije se në 10 ditët e para të muajit nëntor kanë udhëtuar 300 mijë pasagjerë.
Sipas Ramës, për të përballuar numrin në rritje të udhëtarëve, vijojnë punimet për zgjerimin e aeroportit. Ndërhyrjet po kryhen gjatë orëve të natës, me qëllim që të mos pengohet aktiviteti i përditshëm dhe fluksi i fluturimeve.
Kryeministri bëri të ditur se punimet pritet të përfundojnë më 27 nëntor, duke krijuar më shumë hapësira për të përballuar një numër edhe më të madh pasagjerësh.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Deri në 100 mijë të rinj europianë në vit drejt Britanisë së Madhe, pritet marrëveshja e re me BE-në! - 20/11/2026
- “Kontrata teknologjie pa garë”- Tabaku paralajmëron sistemin tek AKSHI: Monopol për të nxjerrë nga loja të tjerët! - 20/11/2026
- Kriza energjetike gjunjëzon Kosovën, Kuvendi shpall gjendjen e emergjencës për 60 ditë! Ndërprerje të rrymës edhe gjatë seancave - 20/11/2026