Kryeministri polak Donald Tusk nuk e fshehu pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i quajtur homologët e tij kinezë dhe rusë, Xi Jinping dhe Vladimir Putin, “miq” .
Në një postim në platformën X, Tusk shkroi në mënyrë karakteristike:
“Zoti im, na ruaj nga miq të tillë”.
Kryeministri polak ndodhet në Berlin, ku po merr pjesë në një takim të të ashtuquajturës “Aleanca e të Gatshmëve”, një grup aleatësh kryesorë të Ukrainës.
Deklarata e Tuskut pasqyron shqetësimin që shfaqja publike e intimitetit personal të Trump me Putinin po shkakton në disa vende evropiane.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Mos e humbni këtë mundësi!”- Ministria e Jashtme hap dyert për diplomatët e rinj, ministri Hoxha: Edhe dy ditë kohë për të aplikuar, Shqipëria… - 19/11/2026
- Takimi i Trump me Xi dhe Putin në Kinë, Tusk reagon ashpër: Zoti im, na ruaj nga miq të tillë! - 19/11/2026
- Trump, Putin dhe Xi dalin me deklaratë të përbashkët: Marrëveshje për reformimin e OKB-së, naftën dhe armët bërthamore - 19/11/2026