Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare, Jakup Krasniqi, është nisur këtë mërkurë nga Haga drejt Kosovës.
Mediat në Kosovë raportojnë se zëri i ndërlidhjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me botën, në kohën kur Kosova ende nuk e kishte shpallur pavarësinë, po kthehet në shtëpi pikërisht për çështje familjare.
Ekipet e EULEX-it janë aktualisht te shtëpia e tij në Velani të Prishtinës.
Kjo është vizita e dytë e ish-kreut të UÇK-së në Kosovë që nga transferimi në Hagë, më shumë se 5 vite më parë.
Dy muaj më parë, Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi lidhur me akuzat për krime lufte, ku akuzohet bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.
- “E dinim që Rama do fliste, prandaj dolëm”, Berisha shpjegon largimin e opozitës nga Kuvendi: Nuk mund ta dëgjonim - 18/11/2026
- Haga e dënoi me 25 vite burg, Jakup Krasniqi lë qelinë dhe niset me urgjencë drejt Kosovës! Ja arsyeja - 18/11/2026
- Rama paralajmëron heqjen e taksës së qarkullimit nga 1 janari, lehtësohet barra fiskale për shtresën e mesme, rritet mbështetja për pensionistët - 18/11/2026