9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Gert Bogdani pranon foton me Mirel Mërtirin e inceneratorëve, kanë udhëtuar së bashku në Zimbabve

Fotoja e Gert Bogdanit në Zimbabve me biznesmenin e inceneratorëve, Mirel Mërtiri, i shpallur në kërkim nga SPAK, ka ndezur debate të forta dje në emisionin “Opinion”, mes kandidatit demokrat për primaret në PD dhe dy gazetarëve Blendi Fevziu dhe Mentor Kikia.

Fevziu deklaroi se nuk është e drejtë që PD akuzon kryeministrin Rama për inceneratorët, kur nga ana tjetër Bogdani ka udhëtuar me Mirel Mërtirin dhe ka dalë në foto me të.

Debati:

Bogdani: Të kesh foto nuk do të thotë të jesh partner dhe unë po ju them, në mënyrë absolute…

Fevziu: Nejse, të shkosh të udhëtosh me një person, të shkosh në një zyrë shtetërore të një vendi tjetër….

Bogdani: Nuk ka interes ekonomik, zero, dhe po ju thosha që, fatmirësisht kanë dalë të gjithë listëpagesat e mundshme, hyni kërkoni dhe emrin Gert Bogdani s’e gjeni asnjë vend, se s’ka si të jetë.

Kikia: Ju duhet ta pastroni veten nga kjo histori para se të synoni karrigen e kryetarit të Bashkisë, ku akuzat për inceneratorët janë sot arma më e fortë e opozitës.

Bogdani: Dhe do jetë arma më e fortë e opozitës se nuk mund të akuzosh atë gjë…

Fevziu: Më fal, Bogdani, që të jemi të sinqertë sepse barazia është barazi. Partia Demokratike ka luftuar kryeministrin Rama që në inaugurimin e inceneratorit të Elbasanit ka pasur nja tre metra mbrapa, me një çerek fytyre në foto, njërin nga këta persona, që mund të jetë ndoshta dhe ai që ju keni dalë në foto, se unë nuk e njoh, dhe kjo foto i është përdor gjithandej. Pse mos të përdoret ky kriter dhe me ju, kur keni dalë në fotografi me ta? O do përdoret me të gjithë, o nuk do të përdoret me selektivitet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x