Mbi 971 komunikime nga qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë janë regjistruar në platformën online “Fol me Kryeministrin”. Të dhënat janë bërë publike nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila bën me dije se qytetarët kanë përcjellë pyetje, shqetësime, denoncime, kritika dhe propozime për çështje të ndryshme.
Sipas të dhënave të publikuara, 17% e komunikimeve përbëhen nga denoncime, ndërsa po 17% janë propozime për politika të ndryshme. Infrastruktura dhe çështjet që lidhen me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe legalizimet zënë secila nga 12% të mesazheve.
Ndërkohë, 10% e komunikimeve përfaqësojnë kritika ndaj qeverisjes, 6% lidhen me punësimin dhe po 6% me strehimin.
Temat e tjera të ngritura nga qytetarët përfshijnë:
4% pensione dhe ndihmë sociale;
3% çështje të diasporës;
2% arsimi dhe studentët;
2% biznesi dhe taksat;
2% shëndetësia;
1% shërbimet publike.
Platforma “Fol me Kryeministrin” u prezantua si një hapësirë komunikimi të drejtpërdrejtë mes kreut të qeverisë dhe qytetarëve, në një kohë kur protestat e studentëve vijojnë të shoqërohen me tensione dhe përplasje.
Përmes faqes folmekm.al, qytetarët dhe studentët ftohen të përcjellin mendimet, opinionet dhe shqetësimet e tyre.
Gjatë prezantimit, kryeministri Edi Rama e cilësoi platformën si një urë komunikimi të hapur 24 orë, duke bërë të ditur se për ndjekjen e mesazheve do të ngrihet një skuadër e dedikuar, e cila do të kujdeset për qarkullimin e informacionit dhe shkëmbimin e mendimeve.
Platforma synon të mundësojë komunikim të vazhdueshëm mes qytetarëve dhe institucioneve, përmes një kanali online ku mund të adresohen problematika dhe propozime të ndryshme.
- VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris - 09/11/2026
- Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane - 09/11/2026
- Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore - 09/11/2026