12.2 C
Tirana
07 / 11 / 2026

VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

Protesta e sotme duket se veç skenave të dhunës dhe përplasjeve, ka prodhuar edhe kandidatin e parë për kryeministër të dalë nga protesta

I pyetur gjatë tubimit, një prej protestuesve nuk është mjaftuar me kritikat ndaj politikës aktuale, por ka treguar edhe ambicien e tij personale: dëshiron të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

“Dëshira ime më e madhe është qetë bëhem kryeministër i Shqipërisë”, shprehet ai, ndërsa shton se i ka lënë partitë, pasi mendon se janë kukulla të qeverisë.

Në një protestë ku kërkesat dhe sloganet kanë qenë të shumta, protestuesi duket se të paktën për të ardhmen e tij e ka të qartë kërkesën: nga sheshi, drejt e në Kryeministri.

Nëse partitë po kërkojnë ende kandidatë dhe alternativa, në protestë të paktën njëri është vetëshpallur.

https://www.cdnimpuls.com/video/6aef63ef057a0.mp4?_=1

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x