“Shqipëria është më afër se kurrë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, kështu u shpreh analisti Martin Leka në studion e “Ora e Njëmbëdhjetë” me Erisa Koxhaj në ABC News.
Ai theksoi se Shqipëria mori përgëzime nga Komisioni Evropian me anë të progres-raportit, i cili vlerësoi reformat e kryera nga qeveria. Sipas Lekës, shanset për t’u bërë pjesë e BE-së brenda vitit 2030 janë reale, ndaj tha se në këtë proces të gjitha palët politike duhet të kontribuojnë.
“Ne jemi realisht më afër së kurrë Bashkimit Evropian, fakti që para pak ditësh u dorëzua progres-raporti i Komisionit Evropian dhe Shqipëria përgëzohet për hapat tregon se ka shumë shanse që t’i mbyllë kapitujt në fund të 2027, dhe për t’u anëtarësuar para 2030.
Për këtë duhet të punojnë si qeveria ashtu edhe opozit. Anetaresimi ne BE përfundimisht do ti jepte fund tranzicionit në Shqipëri. Rrugën drejt Bashkimit Evropian nuk e ndalon dot askush. Opozita duhet të jetë bashkëpunuese”, theksoi ai.
Analisti u ndal gjithashtu te thirrjet e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit.
Sipas tij, kryeministri i vendit e ka të obligueshme që t’i prijë dialogut me qytetarët, pasi komunikimi me aktorët e ndryshëm të shoqërisë është një prej kushteve të Bashkimit Evropian.
“Ka aktorë të frymëzuar qoftë nga brenda dhe qoftë nga jashtë që nuk e duan këtë dialog, ndërkohë është një këmbëngulje e kryeministrit për dialog. Dialogu është një ndër kushtet e Bashkimit Evropian. Mendoj se kryeministri është i detyruar që të jetë ai prijësi i dialogut”, tha ai./abcnews.al
- Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh! - 07/11/2026
- “Rrugën drejt BE-së nuk e ndalon dot askush”, Martin Leka: Të gjitha palët duhet të kontribuojnë - 07/11/2026
- “Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus! - 06/11/2026