15.5 C
Tirana
30 / 10 / 2026

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni i 14 ka votuar me postë në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë Papa i parë që merr pjesë në një proces zgjedhor amerikan dhe, me gjasë, i pari në historinë e Kishës Katolike që voton në zgjedhje demokratike të një shteti laik.

Vatikani konfirmoi të premten se Papa, i cili është shtetasi i parë amerikan që mban këtë detyrë, ka dorëzuar fletën e votimit me postë në Çikago.

Në deklaratën e tij, Vatikani theksoi se Ati i Shenjtë shpreh bindjen se pjesëmarrja në proceset demokratike është njëkohësisht e drejtë dhe detyrë e qytetarëve.

Michael Ëalsh (Majkell Ualsh) , historian britanik dhe autor i disa librave mbi historinë e papatit, tha për CNN se nuk ka të dhëna për ndonjë Papë tjetër që të ketë votuar më parë në zgjedhje demokratike dhe laike.
Sipas të dhënave zyrtare, Papa Leoni i 14, i cili ruan shtetësinë amerikane, është i regjistruar si votues në Neë Lenox (Nju Lenoks), një zonë periferike e Çikagos, ku jeton edhe vëllai i tij, John.

Kreu i Kishës Katolike ka marrë pjesë në zgjedhjet paraprake si të Partisë Republikane, ashtu edhe të Partisë Demokratike, si dhe ka votuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Që prej zgjedhjes në krye të Kishës Katolike, në maj të vitit 2025, Papa ka nxitur vazhdimisht qytetarët të angazhohen në jetën publike dhe të shprehin qëndrimet e tyre për çështje politike dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Marrëdhëniet e tij me administratën e presidentit Donald Trump janë shoqëruar me përplasje lidhur me luftën në Iran dhe politikat e ashpra të emigracionit. Në fillim të këtij viti, Trump kritikoi publikisht Papën në disa raste, megjithëse kohët e fundit ka shfaqur një qëndrim më pak kritik ndaj tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x