Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Berisha bllokoi foltoren ndërsa tha se qeveria meriton “plumbat e gomës e kafka të thyera”. Këto fjalë u konsideruan si thirrje për dhunë nga kryetari i Parlamentit Niko Peleshi, i cili i hoqi dhe të drejtën e fjalës.
Ndërkohë me 60 ditë janë përjashtuar Albana Vokshi, Blendi Himçi, Xhelal Mziu, Ivi Kaso dhe Bledion Nallbati. Këta deputetë ndezën në sallë flakadanë e mundësuan mos zhvillimin se seancës plenare për shkak të zhurmës e rrëmujës së krijuar në sallë.
Për shkak të kaosit, Kuvendi dje kaloi direkt në votim pa diskutim. Në sallë për një kohë të shkurtër erdhi dhe kryeministri Edi Rama dhe deputetja Belinda Balluku, të cilët plotësuan numrin e nevojshëm për miratimin e pr.ligjit për Bankën e Shqipërisë.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026