Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur lidhur me vijimin e bojkotit të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Mbledhja vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila pezulloi vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e seancave gjyqësore.
Këshilli i Përgjithshëm pritet të shqyrtojë situatën e krijuar dhe të vendosë për hapat e mëtejshëm të avokatëve, nëse do të vijojnë bojkotin apo do t’i rikthehen pjesëmarrjes në proceset gjyqësore në GJKKO.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Pezullimi i vendimit nga Apeli, Dhoma e Avokatisë mblidhet sot për bojkotin e seancave në GJKKO - 30/10/2026
- Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit - 30/10/2026
- Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet - 29/10/2026