11.9 C
Tirana
29 / 10 / 2026

Pak para Kuvendit, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve, ua lë ftesat mbi sofrën e mermertë! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i drejtoi një tjetër ftesë për dialog protestuesve, duke lënë sërish para kryeministrisë një tryezë betoni me letra të bardha ku shkruhet dialog.

“Mirëmëngjes”, shkruan kreu i qeverisë krah videos së publikuar.

Prej kohës që protestat nisën, në ditët e para me sulme të dhunshme ndaj policisë, institucioneve dhe pronës private, kreu i qeverisë i ka drejtuar ftesë dialogu protestuesve për të diskutuar me ta kërkesat që kanë ndaj mazhorancës në pushtet.

Deri më tani, ftesa është refuzuar, ndërsa protesta vijon në ditën e 17-të të saj.

https://www.facebook.com/watch/?v=1107505642252934

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x