Shkulja e pllakës përkujtimore të Aleks Nikës gjatë protestës së 25 tetorit në Tiranë ka rikthyer dhimbjen te familjarët e tij. Xhaxhai i Aleksit, Mark Nika, thotë se nuk e di kush e ka hequr pllakën nga vendi ku u vra nipi i tij më 21 janar 2011, por thekson se familja e di kush janë vrasësit dhe kërkon që ata të dalin para drejtësisë.
“Këtu është vrarë Aleksi me 21 janar 2011 nga Garda e Republikës. Në shenjë kujtimi është vendosur një pllakë për të përkujtuar ditën e vrasjes. Sot nga mediat mësova se forca të errëta, nuk e di se kush, e kanë heqë pllakën që ta shuajnë këtë kujtim që kemi për Aleksin. Por, ne e dimë kush janë vrarësit, SPAK po e heton ccështjen dhe i bëjmë thirrje që vrasësit të shkojnë para drejtësisë dhe të mos bredhin sërish si në parlament si jashtë saj. Është një ditë e rëndë për ne. Aleksi nuk kthehet më. Kur vinim në Tiranë e kujtonim ku është vrarë dhe pse është vrarë. Jam i bindur që do e riparojë qeveria dhe i bëmë thirrje SPAK që ta hetojë sa më shpejt dhe këto vrasje të mos i kemi sërish nëpër këmbë për të na krijuar dëme morale., deklaroi ai.
Sipas Mark Nikës, heqja e pllakës është një tjetër dhimbje për familjen, e cila prej vitit 2011 pret drejtësi për vrasjen e Aleksit.
- Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë - 26/10/2026
- Giuseppe Massani një fotograf fashist që përcolli panoramën etnografike dhe zhvillimet sociale në Shqipëri në vitin 1940 - 26/10/2026
- “Ai nuk kthehet më, por ne e dimë kush janë vrasësit’ xhaxhai i Aleks Nikës pas shkuljes së pllakës së 21 Janarit: SPAK t’i çojë para drejtësisë - 26/10/2026