Nëna e ish presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Angelina Vuçiç, është sulmuar mëngjesin e sotëm pranë një qendre votimi në qendër të Beogradit, sipas raportimit të medias serbe Informer.
Sipas kësaj të fundit, persona që i cilëson si pjesëmarrës në bllokada e kanë fyer dhe i kanë marrë me forcë qesen me ushqime që mbante me vete.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pak pasi ajo kishte votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Informer shkruan se incidenti është denoncuar në polici dhe se po zhvillohen hetime për të zbardhur rrethanat.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi - 25/10/2026
- Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit - 25/10/2026
- Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata - 25/10/2026