24 C
Tirana
22 / 10 / 2026

Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Kryeministri Edi Rama foli sot më 22 tetor nga Budva, ku është i pranishëm në Samitin e Liderëve në Procesin e Berlinit.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se është tepër i lumtur që ndodhet në Malin e Zi, teksa shtoi se Shqipëria vazhdon të bëjë hapa përpara.

“Jam i lumtur që ndodhem në Malin e Zi. Është i vetmi shtet, ku ndërsa flet, helikopterët kalojnë mbi kokën tënde. Ndihem mirë që jemi sërish këtu për Procesin e Berlinit.

Këtë vit po zhvillohet në këte vend të jashtëzakonshëm. Jam i lumtur të vijoj me miqtë që janë në pritje”, tha Rama.

Në Samitin e Liderëve në Procesin e Berlinit që po mbahet në Malin e Zi janë të pranishëm liderë shtetërorë nga vendet e Ballkanit.

I pranishëm është edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz. Ky i fundit ka komentuar edhe protestat në Shqipëri dhë në rajon. Merz nënvizoi se protestat janë mesazh se zgjerimi i bllokut të BE-së duhet të vazhdojë.

“Ne jemi duke parë protestat që zhvillohen në Shqipëri dhe më gjerë. Janë një mesazh, se zgjerimi i Bashkimit Europian duhet që të vazhdojë”, u shpreh Merz.

Kancelari i Gjermanisë theksoi se dhuna nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë zgjidhje për asnjë situatë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x