Tensionet në rritje pas protestave masive të organizuara nga grupime të së majtës ekstreme duket se kanë sjellë përplasje të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të rendit edhe në vendet nordike, të njohura tradicionalisht si modele të respektimit të të drejtave të njeriut.
Një episod i tillë raportohet nga Danimarka, ku ndërhyrja e policisë gjatë një proteste ka shkaktuar reagime për shkak të përdorimit të forcës. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, efektivët shfaqen duke përdorur shkopinj gome ndaj personave të pranishëm në vendngjarje.
Sipas pamjeve të shpërndara, ndërhyrjes së forcave të rendit nuk i kanë shpëtuar as gazetarët që ndodheshin në terren për të dokumentuar zhvillimet. Mesa duket kur dhuna e protestuesve kalon limitet, edhe sjellja e policisë në një vend që njihet për standardet e larta demokratike, kalon në reagime të tilla.