Ish-drejtues i analizës në SHISH, ish-ambasador gjatë pushtetit të PD-së dhe sot në ballë të protestave kundër qeverisë.
Dr. Sandër Kovaçi nuk është thjesht një pedagog. Ai ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Slloveni (2008–2013) dhe ka drejtuar Departamentin e Analizës në SHISH (2013–2015).
Në vitin 2022, gjatë protestave të pedagogëve, u përplas publikisht me Edi Ramën, i cili e akuzoi se po e përdorte sindikatën për qëllime politike. Kovaçi i hodhi poshtë këto interpretime.
Sot, ai kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe mbështet protestat studentore. Ndërkohë, prania e vajzës së Sali Berishës dhe bashkëshortit të saj në protestën e sotme shton një dimension politik që meriton vëmendje.
A bëhet fjalë vetëm për solidaritet me studentët, apo protesta po shndërrohet edhe në një front të përbashkët kundër qeverisë?
Sigurisht që prania e Kovaçit, nën drejtimin e Argita Berishës e bashkëshortit të saj në krye të protestës së sotme ngre pikëpyetje serioze për përmasën politike të mobilizimit.
Kur një drejtues sindikate kërkon largimin e kryeministrit dhe në të njëjtën protestë shfaqen figura të familjes së liderit historik të opozitës, pyetjet për raportin mes protestës studentore dhe betejës politike bëhen të pashmangshme.


- Pedagogët politikë, por pa alternativë politike - 20/10/2026
- Nga drejtor në SHISH, te protesta kundër Ramës: Kush është Sandër Kovaçi, që drejtoi protestën e pedagogëve sot në krah të dhëndrit dhe vajzës së Berishës? - 20/10/2026
- Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë… - 20/10/2026