Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për statutin e Partisë Demokratike. Vendimi është shtyrë pasi avokati i PD, Indrit Sefa, nuk është paraqitur në seancë për arsye shëndetësore.
Seanca u shty për në datën 10 nëntor në orën 09:30.
Gjykata e Apelit pritej të shqyrtonte sot kërkesën e Enkelejd Alibeajt për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së datës 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 korrikut 2021 të Sali Berishës, duke njohur këtë të fundit si kryetar të PD-së.
Edhe pse në dukje një vendim i thjeshtë, Apeli ka muaj të tërë që e zvarrit këtë vendim.
Kjo, për shkak të kërcënimeve publike nga Sali Berisha, i cili vetëm dy ditë më parë tha se ata që duan të vendosin për fatin e PD, si kanë bërë mirë llogaritë.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026