22.4 C
Tirana
16 / 10 / 2026

Politika nuk e kuptoi kurrë se Revolucioni nuk i kursen as librat!

Nga Drini Hasani

Ka diçka tragjike në një vend ku çdo brez duhet të dalë në rrugë për të kërkuar atë që brezi para tij besonte se e kishte fituar. Unë kam lindur në vitin 1981, në Laç. Isha vetëm nëntë vjeç kur Shqipëria hyri në trazirat e vitit 1990. Nuk merrja vesh fare nga politika, por përpiqesha të perceptoja tek të rriturit, mes debateve të forta, atmosferën. Dikush ndjente shpresën e dikush tjeter frikën se diçka e madhe po ndryshonte. Shtatë vite më vonë, në 97- tën unë isha gjashtëmbëdhjetë vjeç. Në të njëjtin vend, njerëzit po ngriheshin kundër politikës që u kishte premtuar lirinë. Shqipëria po shkatërrohej sërish por unë prap isha fëmijë për të kuptuar, por isha mjaftueshëm i rritur për të mos harruar. Të dyja këto kohë unë i kam jetuar në Laç, pasi aty kam lindur dhe të dyja më kanë lënë një kujtim që nuk më është shuar kurrë.

Mes gjithçkaje që shkatërrohej, digjeshin edhe librat.

Sot kalova nëpër rrugët e Tiranës dhe pashë gjurmët e shkatërrimit që kishin lënë protestat e këtyre ditëve. Mu duk kohë e kthyer pas. Shqipëria vazhdon të jetojë të njëjtën histori sot, me aktorë të tjerë. Zemërim, revoltë, shkatërrim dhe libra të djegur. Unë erdha të jetoj në Tiranë në moshën 19 vjeçare dhe sot jam 45 vjeç, kështuqë i bie që kam kaluar pjesën më të madhe të jetës këtu, ndaj shpeshherë e pyes veten nëse mund ta quaj qytetin tim, por aq sa më takon, më dhembi Tirana sot, e pashë të lënduar…!!!

E mbështes pa asnjë rezervë të drejtën e studentëve për të protestuar. E kuptoj dhe e dua fort revoltën e tyre. Me bindje them se përgjegjësia për këtë zemërim i përket vetëm klasës politike që prej dekadash prodhon zhgënjim dhe pastaj zgërdëllon sytë kur zhgënjimi kthehet në revoltë.

Por… shkatërrimin nuk e pranoj. Mbi të gjitha, nuk pranoj djegien e librave. Ato nuk janë as qeveri, as opozitë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x