12.7 C
Tirana
16 / 10 / 2026

‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia: Gënjeshtër, po nxisin konflikt nga ndjenjat nacionaliste

Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar duke rrëzuar poshtë pretendimet për angazhimin e mercenarëve nga Serbia në protestë, për të kryer arrestime e dhunime në masë ndaj protestuesve.

Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.

Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x