17.3 C
Tirana
11 / 10 / 2026

Po planifikonte një sulm kundër kryeministrit Tusk, arrestohet i dyshuari në Poloni 

Autoritetet e polake kanë arrestuar një burrë i cili dyshohet se po planifikonte një sulm kundër kryeministrit të vendit, Donald Tusk. Arrestimi i tij erdhi pas informacioneve për një kërcënim të mundshëm kundër Tusk dhe Ministrit të Mbrojtjes.

Arrestimi u njoftua nga Ministri i Brendshëm Marcin Kierwinski, i cili tha në një postim në platformën X se i dyshuari kishte bërë kërcënime dhe po përgatiste një sulm kundër kryeministrit polak. Megjithatë, ai nuk dha detaje rreth identitetit të burrit apo planeve të tij.

Tusk, nga ana e tij, falënderoi publikisht policinë për veprimin e tyre të menjëhershëm dhe vendimtar. Të dielën, zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Karolina Galecka njoftoi autoritetet policore kishin marrë një email nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shtetit, i cili është përgjegjës për sigurinë e zyrtarëve qeveritarë.

Mesazhi përmbante informacione rreth një sulmi të mundshëm, duke i shtyrë shërbimet kompetente të hetonin rastin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x