18.3 C
Tirana
07 / 10 / 2026

Mblidhet në mesnatë Kuvendi i Kosovës, këto janë dy emrat për Presidente, votohet edhe për “Specialen”

Kuvendi i Kosovës është mbledhur në orët e vona të mbrëmjes për të vijuar procedurat lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Për postin e Presidentit janë propozuar Justina Pula nga Albin Kurti dhe Eliza Hoxha nga Bedri Hamza, ndërsa seanca zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik për vendin.

Në rendin e ditës pritet të jetë edhe çështja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të cilën Kuvendi do të zhvillojë procedurat përkatëse.

Kurti u shpreh sot se nëse PDK voton për Presidentin, LVV do kalojë projektligjin për “Specialen”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x