26.7 C
Tirana
05 / 10 / 2026

“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të diele përmes një videoje të shkurtër në mediat e tij sociale ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare më 8 tetor në ditën kur në Kuvend do të diskutohet reforma territoriale.

Në videon e postuar në “Facebook”, Berisha bën thirrje qytetarëve që të mobilizohen dhe të marrin pjesë në protestë të cilën e ka cilësuar si protestën më të fuqishme kombëtare.

“Miq, ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në parlament të reformës territorial”, shprehet Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x