Në një intervistë në emisionin “Ora e Njëmbëdhjetë”, në ABC News analisti Martin Leka ka komentuar çështjen e Vlora Hysenit, duke kërkuar që të ndahet roli i saj si person privat nga përgjegjësitë që ajo ka si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Sipas tij, posti i drejtueses së SHISH është një detyrë me përgjegjësi të veçantë, për shkak të informacionit dhe sekreteve shtetërore që lidhen me këtë funksion.
Duke iu referuar materialeve që janë bërë publike, Leka tha se ato, sipas tij, nuk tregojnë elementet e akuzave për të cilat është ngritur çështja ndaj Hysenit.
Leka kritikoi mënyrën se si SPAK ka trajtuar dhe komunikuar publikisht çështjen, duke ngritur pikëpyetje mbi publikimin e disa komunikimeve private.
“Duhet të ndajmë Vlora Hysenin si person dhe lidhur me të si person privat apo juridik dhe si detyrë e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror; janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Sa i përket pjesës kryesore, për zonjën Hyseni detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit është nder i madh për çdo njeri dhe për të thënë të vërtetë është njeriu i parë dhe di e ka në dorë çdo sekret shtetëror…
Më ato që kanë dalë në publik ne nuk shohim askund nga ato akuza për të cilën është ngritura akuza ndaj saj. Pra atëherë ne duhet të jemi të rezervuar. Nëse kanë dalë disa mesazhe të shkëmbyera me një prej të akuzuarve per krim e korrupsion, ky është një banalitet që nuk e ndalon zonjën Hyseni as i person fizik dhe as si drejtoreshë… Problemi është se SPAK ka marrë në dorë në këtë rast apo është bërë pjesë e një banaliteti të madh. Ka hedhur në treg disa mesazhe prej të cilave shumica janë rozë dhe nuk ka menduar për shtetin… SPAK nuk ka patur parasysh të ruajë dinjitetin e shtetit shqiptar. I ka dhënë arrest në shtëpi një njeriu që është Kryetarja e SHISH ndërkohë që ishte në një konferencë jashtë territorit të Shqipërisë dhe kjo është denigrim i shtetit të vet.
Ne e dimë që para një javë zonja Hyseni është thirrur në SPAK dhe askush se ka marrë vesh, pra vetë segmente të SPAK apo akuzës janë ata që kanë nxjerrë në vitrina disa mesazhe me nuanca rozë që nuk thonë asgjë sepse në fund të fundit çdo njeri me ka të drejtë të ketë edhe biseda rozë”, tha ai.
- Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё” - 25/09/2026
- Darka Trump-Xi mbledh elitat në Shtëpinë e Bardhë/ Të ftuarit e Titanëve të Teknologjisë, Arabella 15-vjeçare dhe dollia simbolike - 25/09/2026
- Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë” - 25/09/2026