11.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

E moshuara që u torturua në Pejë largohet nga azili, vuan nga një sëmundje e rëndë

E moshuara e cila u rrah në qendrën ku duhej t’i ofrohej përkujdesje në Pejë, ka dalë nga aty.

Dhëndrri i saj ka prezantuar para gazetarëve dokumentin të cilin e morën pasi bënë kërkesë që ajo të dalë nga aty.

Në dokument thuhet se ajo “tërhiqet nga Qendra për përkujdesjen e të moshuarve, Orenda” dhe se “tërheqja bëhet me kërkesë të familjarëve.

Ngjarja ka ndodhur para disa ditëve, ndërsa sot e moshuara që u torturua nga infermieret në një shtëpi të kujdesit të pleqve në Pejë, nuk u ka thënë asgjë familjarëve.

Ajo vuan nga sëmundja e rënde dhe familjarët i paguajnë muajin 650 euro në qendrën “Orenda”, për arsye të sigurisë dhe kujdesit.

Këto detaje i ka dhënë sot dhëndri i viktimës që u rrah nga infermieret.

Ai ka thënë se zonja në fjalë është nëna e një dëshmori që ra 17-vjeç në luftën për lirinë e Kosovës.

Familja ka bërë kërkesë për ta tërhequr viktimën nga qendra ku ishte dërguar për kujdes.

Qendra “Orenda” pritet të mbajnë konferencë për media në orën 19:00. Kjo qendër ka suspenduar nga puna infermieren që ka ushtruar dhunë ndaj të moshuarës dhe infermieret e tjera që kanë qenë prezente gjatë krimit.

Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon. /

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x