30.2 C
Tirana
21 / 09 / 2026

“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

Një numër i lartë studentësh kanë dalë në protestë sot në 21 shtator në sheshin kryesor të Prishtinës, për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Hagës, që dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burg.

Studentët kërkojnë lirimin e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Studentët kanë thirrur në kor “UÇK, UÇK” dhe mbajnë edhe pankarta në duar në mbrojtje të luftës çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë është iniciuar nga ana e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.

Prej ditësh, në rrugët e Prishtinës po protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës, që dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së.

Kujtojmë se sot në 21 shtator, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i kësaj partie ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Hamza, i shoqëruar nga deputetë të PDK-së, tha në një konferencë për media në objektin e Kuvendit se nisma vjen pas protestave të ditëve të fundit kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai sqaroi se nisma nuk synon mbylljen e Gjykatës Speciale apo pengimin e hetimit të rasteve për të cilat ato janë krijuar, përfshirë pretendimet për trafikim organesh, por ndryshimin e ligjit për të përcaktuar më qartë kufijtë e mandatit dhe kompetencave të tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x