Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Harku i Triumfit që propozon të ndërtohet në Uashington do të shërbejë edhe si kompleks ushtarak, duke shtuar një funksion të ri në projektin e diskutuar.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se struktura, e planifikuar të jetë rreth 76 metra e lartë, do të përdoret për qëllime të sigurisë kombëtare dhe do të ketë hapësira për përdorimin dhe ruajtjen e dronëve, si dhe pozicione për snajperë dhe municione.
Sipas presidentit amerikan, projekti është mbështetur nga ushtria amerikane dhe do të ndërtohet pranë Urës Memoriale të Arlingtonit, përballë Varrezave Kombëtare të Arlingtonit.
Plani për ndërtimin e harkut është kritikuar për vendndodhjen dhe ndikimin e mundshëm që mund të ketë mbi pamjen e monumenteve dhe hapësirave historike të kryeqytetit amerikan. Ndërkohë, administrata Trump po përgatitet të nisë punimet, ndërsa projekti përballet me një proces gjyqësor.
Trump ka përdorur më herët argumente të ngjashme për projektin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë, duke e lidhur atë edhe me nevoja të sigurisë dhe përdorime ushtarake.
- Venecia i përgjigjet Kuvendit, sjell dy ekspertë më 25 nëntor për Reformën Zgjedhore - 23/11/2026
- Nga një mister 167-vjeçar te një zgjidhje me AI? Studiuesi i Anthropic pretendon se ka zgjidhur Hipotezën e Riemann - 23/11/2026
- “Po japin rezultate me reformat”- Anëtarësimi në BE, Shqipëria do të mbyllë edhe 5 kapituj brenda dhjetorit, Kos: Zgjerimi po ecën përpara! - 23/11/2026