Në një pikë të veçantë, në “Ballkonin Panoramik” në rrugën Shëngjin-Velipojë është vendosur shtatorja e Mbretëreshës Teutë.
Monumenti qëndron përballë Adriatikut në një prej deteve ku lundronin anijet Ilire.
Shtatorja u përurua këtë të martë ndërsa në aktivitet morën pjesë përfaqësues të autoriteteve lokale si dhe të ftuar nga trevat shqiptare.
Vendosja e monumentit për autoritetet është edhe një vlerësim për figurat e historisë sonë.
Në “Ballkonin Panoramik” bëhet bashkë peizazhi fantastik natyor me historinë.
Turistët të cilët do të ndalojnë këtu për të bërë foto tashmë mund të mësojnë edhe më shumë për identitetin historik shqiptar.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Nuk bindet Komisioni ‘Manja’ nga argumentet e institucioneve të drejtësisë, ‘Ligjet’ çojnë në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve - 15/09/2026
- Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik” - 15/09/2026
- Habit Franca, kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus - 15/09/2026