Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan komentoi pamjet e rënda, ku një efektiv godet me grusht në bark një protestues, ku ky i fundit më pas shoqërohet në komisariat.
Hoxha shprehet se veprimi i policit bëhet, me qëllim që personi të ulte kokën dhe të arrestohej më lehtë.
Mirëpo, Hoxha shton se në rastin konkret nuk duhej vepruar në këtë mënyrë, sepse personi nuk po bënte rezistencë.
Artan Hoxha: Personi është i shëndetshëm dhe efektivi i gjuan me grusht në bark, që të ulë kokën dhe të arrestohet. Në këtë rast protestuesi nuk bën rezistencë. Goditja është për përkulje të individit, por në këtë rast nuk duket zgjidhja e duhur.
Kjo zgjidhje e policit i ka shkaktuar atij edhe pezullimin. Në rastin konkret, policët janë të shumtë dhe nuk ka as rezistencë nga protesuesi, që është shoqëruar. Policia duhet të ketë një mënyrë ndryshe, sidomos në protesta të tilla.
Pamjet nga arrestimi i protestuesit u publikuan sot dhe efektivi që kreu veprimin e dhunshëm u pezullua.