34.9 C
Tirana
11 / 09 / 2026

Pagat e magjistratëve, Minxhozi: Prova e re që reforma në drejtësi dështoi

Analisti Skënder Minxhozi thotë se gjyqësori nuk mund të kalojë pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv, lidhur me pagat e magjistratëve.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se situata me pagat, është prova e re që tregon se reforma në drejtësi ka dështuar.

Minxhozi deklaroi se magjistratët nuk mund t’i përcaktojnë vetë pagat e tyre.

“Ajo që po shohim është një ironi e madhe me situatën që po kalon Shqipëria, me rolin që duhet të ketë çdo institucion. Është drejtësi e re që de facto ka dështuar. Tani, kërkojnë pagat që i jep reforma në drejtësi, duan edhe pagë 10 mijë euro në muaj. Të marrësh 10 mijë euro në muaj për këtë lloj vasaliteti, më duket harxhim i hatashëm. GJKKO, jo që nuk po kalon filtra, por këta shpallin dhe rregullore të brendshme, heqin të drejtat e medias, të avokatëve. Kemi pasur kryetarin e opozitës, në vitet ’90, 4 vite të burgosur në Tepelenë. Kemi ish kryeministra, ish presidentë, në burg, por nuk kemi pasur prokuror ose gjyqtar, për një vendimmarje çfarëdo, nuk di që këta persona të paguajë diçka.

Të papërgjegjshëm, i shohim vetë të bëjnë pagat e tyre. Po shohim që pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar. Vijimi i kësaj situate, ky sektor i shtetit, ka krijuar një bunkerizim dhe ndjesi imuniteti, përballë çdo lloj rrethane. Nuk do e anashkalojnë dot legjislativin dhe ekzekutivin”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x