Ervin Demo pritet të marrë bashkë me dikasterin e Pushtetit Lokal që drejton edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas largimit të Besfort Lamallarit nga ky post.
Nga kryeministria, ku kryeministri Edi Rama bëri me dije ndryshimet, Demo falënderoi kreun e qeverisë për besimin, duke e cilësuar detyrën e re si një përgjegjësi të madhe.
“Shumë faleminderit për besimin, është një përgjegjësi shumë e madhe. Do të çoj përpara prioritetet e qeverisë”, u shpreh Demo.
Ai vlerësoi gjithashtu punën e bërë nga paraardhësi i tij, Besfort Lamallari, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre do të vijojë edhe pas ndryshimit të detyrës.
“Besforti ka bërë një punë shumë të mirë dhe do të vazhdoj të bashkëpunoj me Besfortin”, tha Demo.
Ervin Demo ka mbajtur deri tani postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Me ndryshimet e fundit në qeveri, ai do të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
- Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, nevojë për sigurinë e kryeministrit - 11/09/2026
- FIFA ndal euforinë e Marokut, finalja e Botërorit 2030 nuk është vendosur ende! Infantino mes “dy zjarreve” - 11/09/2026
- Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha njofton takime me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA - 11/09/2026