Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026.
Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.
Pamjet nga prova tregojnë qiellin e Nju Jorkut të mbushur me qindra pika drite, të cilat lëvizin në mënyrë të sinkronizuar dhe formojnë figura të ndryshme.
Spektakli pritet të jetë pjesë e aktiviteteve për 25-vjetorin e sulmeve, një prej ngjarjeve më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.
Shfaqja me dronë synon të ofrojë një mënyrë moderne dhe simbolike për të përkujtuar viktimat dhe për të mbajtur gjallë kujtesën e 11 Shtatorit, ndërsa qyteti përgatitet për përvjetorin e 25-të të ngjarjes.
- Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, kështu përkujtohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit (Video) - 11/09/2026
- Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat - 11/09/2026
- Një çerek shekulli nga “11 Shtatori”, Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën globin: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë - 11/09/2026