Forcat ukrainase kanë goditur dy nga anijet më moderne të Marinës Ruse në portin e Novorossiysk: fregatën Admiral Essen dhe korvetën raketore të klasit Buyan-M. Të dyja këto anije përdoren për lëshimin e raketave Kalibr, me të cilat Rusia ka sulmuar qytetet ukrainase.
Të dyja këto anije janë ndër më të avancuarat e Marinës Ruse dhe përdoren për lëshimin e raketave Kalibr, me të cilat Rusia ka sulmuar qytetet ukrainase.
Sipas inteligjencës ushtarake të Kievit, anijet u goditën nga raketa anti-anije Neptun e prodhuar në Ukrainë, duke shkaktuar zjarr në kuvertë pranë impianteve të lëshimit. Imazhet satelitore tregojnë dëme të dukshme në pjesën e pasme të fregatës.
Përveç anijeve, ukrainasit arritën të godasin edhe objekte portuale, përfshirë një terminal nafte dhe infrastrukturë ushtarake. Presidenti Volodymyr Zelensky e konfirmoi këtë në rrjetet sociale.
Admiral Essen, e lëshuar në det në vitin 2014, ka marrë pjesë në operacione kundër Odessës dhe është zhvendosur nga Sevastopoli në Novorossiysk për t’u mbrojtur nga sulmet ukrainase.
Korvetat e klasit Buyan-M, të ndërtuara mes viteve 2014–2023, janë gjithashtu të pajisura me raketa Kalibr dhe përbëjnë një pjesë të vogël, por të rëndësishme të flotës ruse.
Raketat Kalibr kanë rreze veprimi deri në 2,500 km dhe përdoren kryesisht për të goditur infrastrukturën kritike civile dhe objektiva ushtarake. Ukraina ka zhvilluar taktika asimetrike, duke kombinuar dronë ajrorë e sipërfaqësorë me raketa, për të mbingarkuar mbrojtjen ruse dhe për të arritur rezultate të tilla.
Që nga fillimi i pushtimit, Ukraina ka arritur të shkatërrojë ose dëmtojë rreth 28–30 anije ruse, përfshirë kryqëzorin Moskva, nëndetësen Rostov-on-Don, si dhe disa anije zbarkimi e fregata moderne.
Kjo përfaqëson afërsisht një të tretën e Flotës Ruse të Detit të Zi.
- Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, kështu përkujtohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit (Video) - 11/09/2026
- Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat - 11/09/2026
- Një çerek shekulli nga “11 Shtatori”, Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën globin: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë - 11/09/2026