Me objektivin për t’u anëtarësuar në BE deri në vitin 2030, mazhoranca qeverisëse nxiton nismat ligjore që të plotësojë kushtet, të paktën në letër. Madje, për këto, në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni, bashkëpunim iu kërkua edhe opozitës.
Një nga ndryshimet më të diskutuara ka të bëjë me projektligjin për Bankën e Shqipërisë, dokument në të cilin synohet t’i jepet imunitet Guvernatorit dhe zëvendësguvernatorëve të tij.
Gjithashtu, një tjetër dokument i rëndësishëm ka të bëjë me prokurimet publike, të cilat qeveria mendon se mund të funksionojnë me inteligjencën artificiale.
Dhe, për sa i përket AI-së, mazhoranca synon ta shtrijë edhe në sektorë të tjerë, si në rastin e digjitalizimit dhe komunikimeve elektronike, apo deri në përpilimin e një ligji të veçantë për harmonizimin e rregullave mbi inteligjencën artificiale.
Shtatë nisma ligjore duhet të përgatisë Ministria e Financave për kapitullin e Tatimeve, ndërsa pritet të kemi një projektligj për tregjet e kriptoaseteve, informon “A2”.
Për peshkimin, një ndër kapitujt e vështirë për të arritur standardet e BE-së, qeveria pritet të ndërmarrë ndryshimet ligjore për ta përputhur me atë të Unionit.
Politika nuk mund ta shtyjë më ligjin për financimin e partive politike, pasi duhet të miratohen ndryshimet sipas opinioneve të Venecias dhe ODIHR-it, ndërsa duhet të bëhet edhe një ligj i ri për donacionet dhe sponsorizimet.
Praktika e mirë europiane kërkon që ligjet që i kërkon BE-ja të miratohen me konsensus, pavarësisht se situata politike nuk ka asnjë përmirësim as në nisjen e sesionit të ri.
- Dron pranë avionit të Zelenskyt, kryeministri norvegjez: Pothuajse u godit - 10/09/2026
- Legalizimet mbyllen në 2028! Përgjigja për procesin, brenda 30 ditëve! Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave, ndryshime rrënjësore në procedura - 10/09/2026
- “Parlamenti të luajë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit”- Zbulohen kërkesat e ambasadores së BE-së gjatë takimit me Peleshin - 10/09/2026