Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një pezullim tre-ditor të sulmeve ndaj Kievit, duke nisur nga mesnata, në një lëvizje që lidhet me diskutimet me negociatorët amerikanë.
Ndërkohë, të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se vendimi për pezullimin e sulmeve vjen në kuadër të diskutimeve me palën amerikane, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Mbërritja e Witkoff dhe Kushner në Moskë shënon një tjetër përpjekje diplomatike për të avancuar negociatat lidhur me luftën në Ukrainë. Dy të dërguarit amerikanë pritet të zhvillojnë gjithashtu një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën, më 6 shtator.
Në qendër të vëmendjes janë takimet mes të dërguarve të Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku pritet të diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe mundësitë për një marrëveshje paqeje.
Megjithatë, ndërsa përgatiten takimet diplomatike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka denoncuar sulmet ruse ndaj disa aeroporteve ukrainase.
“Gjatë natës, pati sulme demonstrative ruse në aeroportet tona, në Kiev dhe Boryspil”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetin social X.
Sipas tij, sulmet mund të jenë të lidhura me diskutimet për mundësinë e përdorimit të një avioni amerikan për të udhëtuar drejt Ukrainës dhe për t’u ulur në aeroportet e Kievit ose Boryspil.
- Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet - 23/10/2026
- Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme - 23/10/2026
- Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve. Përjashtohen arsimi, shëndetësia dhe policia - 23/10/2026