11.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Basha pas dështimit të negociatave? Paloka: Mund të jetë si hije mbrapa…

Negociatat për bashkim brenda Partisë Demokratike kanë dështuar. Demokratët do të dalin të ndarë në zgjedhjet vendore të 2023.

Edi Paloka ishte përfaqësuesi nga grupi i Berishës për të dialoguar me Gazment Bardhin, përfaqësuesin e grupit të Alibeajt në mënyrë që Partia Demokratike të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 2023.

Ky proces dialogu dështoi dhe nuk u arrit asnjë kompromis. Edi Paloka, duke folur për gazetarët nga selia blu, tha se grupi që mbështet Sali Berishën nuk ka vendosur asnjë kusht përveç primareve, ndërsa sipas tij, qëllimi i palës tjetër mesa duket nuk ka qenë bashkëpunimi.

Në fund Paloka u pyet nëse Lulzim Basha mund të fshihet pas dështimit të negociatave, por sipas tij më shumë shikon hijen dhe interesin e Ramës që kjo gjë të mos u zgjidhte.

“Lulzim Basha…nuk ka hyrë fare. Mund të jetë si hije mbrapa. Por më shumë shoh hijen e Ramës”tha Paloka. /abcnews.al/

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x