Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për ta vendosur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Shqiptarja.com mëson se në Presidencë ka mbërritur sot propozimi për dekretimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë.
Sipas procedurës kushtetuese, Presidenti i Republikës ka 7 ditë kohë për t’u shprehur me dekret. Më pas, emri i Spahiut do t’i kalojë Kuvendit, ku do të votohet në seancë plenare.
Pas miratimit në Kuvend, Klodiana Spahiu do të bëjë betimin dhe do të marrë zyrtarisht detyrën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Klodiana Spahiu ministre e Shëndetësisë, propozimi i Ramës shkon në Presidencë, Begaj 7 ditë kohë për dekretin - 03/09/2026
- Zjarr i përmasave të mëdha në Lezhë, flakët përhapen me shpejtësi, rrezik për zonat e banuara - 03/09/2026
- Vodafone Albania lidh me Wi-Fi falas 61 bashki, përmes projektit europian WiFi4WB - 03/09/2026