Katy Perry ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau duke e konsideruar atë si një dhuratë që i solli një periudhë e vështirë e jetës së saj.
Këngëtarja 41-vjeçare në deklaratën e saj nuk la pa përmendur as ndarjen nga ish-partneri Orlando Bloom ku tha se gjatë vitit të kaluar përveç kritikave të shumta ndaj albumit “143”, këngëtarja u përball edhe me ndarjen nga Bloom, me të cilin ka pasur një marrëdhënie 9-vjeçare dhe një vajzë së bashku.
“E vërteta është se viti i kaluar ishte vërtet i vështirë”, u shpreh Perry, duke shtuar se pavarësisht vështirësive personale dhe profesionale, ajo nuk u dorëzua.
Duke folur për marrëdhënien e re, këngëtarja tha se Justin ka qenë pranë saj gjatë gjithë verës dhe është shfaqur në 10 nga 20 koncertet e saj të fundit. Ajo tha se gjithmonë kishte ëndërruar për një “dashuri epike, legjendare” dhe se tashmë ndihet sikur pjesa që i mungonte në jetë është plotësuar po e jeton jetën në një mënyrë që i jep mundësi të krijojë edhe muzikë prej saj.
- “Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes dy popujve”- Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i marrëdhënieve dhe rritje e investimeve! - 03/09/2026
- Rama tregon tre arsyet pse zgjodhi Spahiun në krye të Shëndetësisë - 03/09/2026
- Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, shkarkimi tani nuk do ta zgjidhte krizën e kryeqytetit - 03/09/2026