Irani ka reaguar ndaj sulmeve të reja amerikane, me zëdhënësin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Sardar Mohebi, që ka paralajmëruar një përgjigje të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara.
Në një postim në rrjetin social X, Mohebi deklaroi:
“Dënim i rëndë i pret agresorët dhe Amerika do të pendohet për sulmet e saj të reja.”
Deklarata vjen pak pas njoftimit të Komandës Qendrore të SHBA-së për nisjen e sulmeve të reja ndaj objektivave të IRGC-së në Iran.
Reagimi i Gardës Revolucionare rrit më tej shqetësimet për një përshkallëzim të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, veçanërisht pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-të do të përgjigjen me forcë edhe më të madhe në rast të një hakmarrjeje iraniane.
- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar se gjashtë deputetë të partisë kanë vendosur të mos mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës. - 01/09/2026
- ‘Ndizet’ Lindja e Mesme, Irani i përgjigjet sulmeve amerikane dhe kërcënimeve të Trump me raketa dhe dronë në rajonin e Gjirit! - 01/09/2026
- Pas valës së re të sulmeve, Irani kërcënon SHBA-të: Do të pendoheni, ju pret dënim i rëndë! - 01/09/2026