Për arsye sigurie, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, nuk do të mbahet në selinë rozë.
Kjo konfirmohet nga burime në PS. Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, me gjasë, takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave.
Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste.
Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë.
E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria – narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor - 28/08/2026
- Hidhet shorti i Europa League, Juventusi dhe Milani njihen me kundërshtarët e fazës së ligës - 28/08/2026
- KLP nën gjurmët e KLGJ-së/ Rriten pagat e prokurorëve, baza e përllogaritjes shkon në 236 mijë lekë - 28/08/2026