Nga Artan Shkreli
Ne qetesi dhe ne paqe; njeriu qe pas nje ekzistence te gjate e te larmishme kreu si pakkush misionin e jetes, njeriu qe i blatoi atdheut e njerezve te tij me te miren ne lemin e dijeve dhe kultures autentike.
Eksplorator dhe etnolog, gur kilometrik i antropologjise shqiptare dhe një nga çernierat më të rëndësishme tonën me traditën tashmë te thellë të albanistikës, atë traditë kërkimi që, nga shekulli XIX dhe gjatë gjithë shekullit XX, e vendosi kulturën shqiptare në një dialog të gjerë me studimet europiane mbi popujt, mitologjinë, zakonet, migrimet, besimet dhe organizimin shoqëror. Tirta e thelloi këtë traditë jo thjesht duke zgjeruar një trashëgimi bibliografike analitike, por duke e ushqyer atë me kërkim të drejtpërdrejtë në terren, me dokumentim të pasur etnografik dhe me krahasimin e vazhdueshëm të materialit arberor e shqiptar kundrejt atij rajonal dhe kontinental… duke e këqyrur kulturen tradicionale si sistem te gjallë, formuar në shtjellat e kohëve me të mugëta dhe në marrëdhënie te ndërlikuara izotopike, me interkonjeksione edhe jashtë hapësirës ballkanike ne kuader te nje baseni paneuropian.
Me vepra si “Migrime të shqiptarëve”, “Etnologjia e përgjithshme”, “Etnologjia e shqiptarëve” dhe veçanërisht “Mitologjia ndër shqiptarë”, Mark Tirta la një gjurmë të qëndrueshme në albanologji. Ai arriti te botoje mbi 300 punime shkencore e kulturore dhe paraqiti mbi 100 kumtesa teper interesante në veprimtari mirfilli erudicionale te nivelit nderkombetar e te ulet ne panteonin e dijes sone si Akademik Emeritus.
Rëndësia e Tirtës qëndron edhe në faktin se ai i përkiste një brezi studiuesish që e njihnin nga afër terrenin shqiptar dhe që e shihnin etnologjinë si një shkencë të lidhur ngushtë me historinë, arkeologjinë, gjuhësinë, folklorin dhe natyrisht antropologjinë. Për të, dëshmia e mbledhur në terren ishte themeli i studimit, por ajo duhej verifikuar e me pas përpunuar përmes burimeve arkivore, historike dhe teorive bashkëkohore. Pikërisht në këtë ndërthurje qëndron një nga vlerat më të mëdha të veprës së tij.
Mark Tirta ishte kështu një studiues urë: mes traditës së albanologëve të mëdhenj dhe kërkimit modern europian të shekullit XX; mes kujtesës së komuniteteve shqiptare dhe dokumentimit shkencor të saj; mes etnologjisë shqiptare dhe antropologjisë europiane.
Humbja e tij eshte e rende, nuk është vetëm humbja e një autoriteti quazi-unikal, por edhe e një prej përfaqësuesve të fundit të një tradite të fuqishme shkencore që e ndërtoi njohjen e kulturës shqiptare përmes terrenit, kontaktit te gjalle ne nje moment te paperseritshem historik, dokumentit autentik, krahasimit dhe dialogut me Europën tone.
(ne foto: Tirta mes njerezve te Librazhdit gjate nje ekspedite hulumtuese)
- Si u bë shkencëtar Mark Tirta? - 28/08/2026
- S H U H E TN J E M I T : M A R KT I R T A - 28/08/2026
- Trump i ndryshon emrin, Kanadaja: Do të quhet Liqeni Ontario sot dhe përgjithmonë - 28/08/2026