11.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Rama nga Korça: Të rinjtë e vetëpunësuar në tregun online nuk e thonë sa fitojnë! Kanë frikë nga Tatimet

Në takim me të rinjtë e Korçës që janë të vetëpunësuar në tregun online, kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se ndodh shpesh herë që të mos deklarohen shumat e fituara për shkak të frikës nga Drejtoria e Tatimeve. Për këtë arsye, kryeministri u shpreh se qeveria po punon për përpilimin e një projektligji që do të rregullonte pjesën legjislative për ata të cilët i quajti “nomadë digjitalë”.

Gjatë bisedës, një vajzë, Vojsava, që është e vetëpunësuar në tregun online si ‘content creator’ ka kujtuar deklaratën e vitit të kaluar duke thënë se u bënë meme për shifrat që fitojnë, por kishte diçka që nuk i pëlqente. Para Ramës u shpreh se kanë harruar të kujtojnë se bëjnë vetëm 2 orë gjumë për të fituar të ardhurat dhe u shpreh se jo të gjithë marrin deri në 4 mijë euro në muaj.

Ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se mund të marrin edhe më shumë se aq por nuk ka pse të shqetësohet kur arrin suksesin. Duke qeshur u shpreh se pasi u bënë meme, tani do të cilësohen si patronazhistë, gjë që Vojsavës duket se nuk i pëlqen.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x