Një përplasje e ashpër ka ndodhur në ditën e 89-të të protestës në Tiranë.
I pranishëm në konflikt ishte anëtari i PD, Sali Lushaj, babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Ai dhe disa anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto gjatë protestës me simbolin e PD, dy gishtat, duke tërhequr vëmendjen e protestuesve të tjerë.
Këta të fundit shkuan për t’i larguar nga aty, gjë që solli përplasje.
Siç shihet edhe në video, Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, një nga nismëtarët e protestës, duke sjellë akoma dhe më shumë tension.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Lamtumirë, profesor dhe mik i shtrenjtë, Kujtim Buza - 27/08/2026
- Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit - 27/08/2026
- Vdekja e Ratko Mladiç/ Nga rrethimi i Sarajevës te gjenocidi i Srebrenicës, cilat janë krimet më monstruoze të “Kasapit të Bosnjës” - 27/08/2026