36 C
Tirana
20 / 08 / 2026

Woodstock-Pogradec, 57 vjet në mes…

Nga Eduard Zaloshnja

Plot pesë dekada më parë, pashë në Pogradec filmin dokumentar “Woodstock”, transmetuar nga televizioni i Shkupit (që e shihnim atëherë ilegalisht). Ishte një përmbledhje e katër netëve të festivalit më të famshëm botëror të muzikës rrok, i cili ishte zhvilluar më 15-18 gusht 1969 në Woodstock (SHBA).

Pesë ditë më parë (fiks 57 vjet pas festivalit të famshëm Woodstock), fati e deshi që të shihja fare nga afër në Pogradec evenimentin Rock Fest Poradec 2026. Ishte organizuar nga Bashkia dhe nga Sherlock Irish Pub i Pogradecit.

Rastësia e solli që një shtrëngatë e furishme shiu, për pak sa nuk e ndërpreu evenimentin në Pogradec – tamam si 57 vjet më parë atë në Woodstock. Por evenimenti vazhdoi, siç kishte vazhduar ai i 57 vjetëve më parë…

Katër netët e festivalit Woodstock i ndoqën rreth 400 mijë spektatorë gjithsej (shihni foton e mëpshtme). Atje, ndër të tjerë, kënduan:

  • Jimi Hendrix
  • Janis Joplin
  • The Who
  • Santana
  • Joe Cocker
  • Jefferson Airplane
  • Crosby, Stills, Nash & Young
  • Creedence Clearwater Revival
  • Joan Baez
  • Grateful Dead
  • Sly and the Family Stone

Dy netët e festivalit Rock Fest Poradec 2026 i ndoqën rreth 4 mijë spektatorë gjithsej (shihni foton e mëposhtme). Atje ndër të tjerë, kënduan:

  • Aleksandër Gjoka
  • Altin Goci
  • Eugent Bushpepa
  • Renis Gjoka
  • Lynx
  • Urban Band

SHËNIM: E di që është i madh hendeku cilësor mes Woodstock Festival 1969 dhe Rock Fest Poradec 2026, por rastësia e përputhjes së datave më bëri t’i shkruaj këto 250 fjalë…

Woodstock 1969
Pogradec 2026

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x