30.5 C
Tirana
12 / 08 / 2026

Putini i “dhuron” Trumpit një të burgosur amerikan, analiza e “Sky News”: Çfarë fshihet pas këtij gjesti dhe pse tani?

Rusia ka liruar ish-marinsin amerikan Robert Gilman pas më shumë se katër vitesh burgim, në një lëvizje që shihet si një gjest i drejtpërdrejtë ndaj Donald Trumpit. Por pas lirimit mund të fshihet një llogari më e madhe diplomatike e Kremlinit.

https://e399449a29d7530fbc5f78d18e48d7bb.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Sipas një analize të Sky News, vendimi i Vladimir Putinit për të liruar Gilmanin është i pazakontë, pasi këtë herë nuk pati një të burgosur rus të liruar në këmbim.

Zyrtarë amerikanë e kanë përshkruar vendimin si një “gjest vullneti të mirë” nga presidenti rus ndaj Trumpit. Lirimi erdhi pas raportimeve se gjendja shëndetësore e Gilmanit ishte rënduar dhe se ai ndodhej pranë vdekjes.

Pse është i pazakontë ky rast?

Në të kaluarën, Moska ka përdorur lirimin e shtetasve amerikanë si pjesë të marrëveshjeve të shkëmbimit të të burgosurve. Kështu ndodhi me gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich në vitin 2024, ndërsa në vitin 2022 basketbollistja amerikane Brittney Griner u shkëmbye me tregtarin rus të armëve Viktor Bout.

Në rastin e Gilmanit, Rusia nuk mori një të burgosur rus në këmbim. Pikërisht kjo e bën lirimin një sinjal të rëndësishëm politik.

Çfarë kërkon Putin nga Trumpi?

Sipas Sky News, Kremlini mund të jetë duke investuar në përmirësimin e marrëdhënieve me Shtëpinë e Bardhë, me shpresën se ky gjest do të sjellë përfitime në të ardhmen.

Fokusi kryesor mbetet lufta në Ukrainë. Moska do të kishte interes ta paraqiste Putinin si një partner me të cilin Trumpi mund të negociojë dhe të arrijë marrëveshje. Por koha e lirimit është gjithashtu e rëndësishme. Rusia po përballet me presion në rritje nga sulmet ukrainase me dronë në territorin e saj, ndërsa goditjet ndaj rafinerive të naftës po krijojnë probleme shtesë për ekonominë dhe logjistikën e luftës. Në të njëjtën kohë, përpjekjet për bisedime paqeje kanë ngecur.

Trump po afrohet me Zelenskyn?

Një tjetër shqetësim për Moskën është afrimi i fundit mes Donald Trumpit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas analizës së medias britanike, kjo tregon se klima në Uashington ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, kur Trumpi shfaqej më i afërt me Putinin dhe dukej më optimist për një marrëveshje që do të ishte më pranë kërkesave të Kremlinit.

Në këtë kontekst, lirimi i Robert Gilmanit mund të jetë më shumë se një akt humanitar.

Për Moskën, “dhurata” ndaj Trumpit mund të jetë një investim diplomatik, me shpresën për të fituar ndikim në negociatat e ardhshme për Ukrainën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x