Eklipsi diellor i 12 gushtit do të jetë një spektakël i rrallë në qiell, por mjekët paralajmërojnë se shikimi i tij pa mbrojtjen e duhur mund të shkaktojë dëmtime të përkohshme ose të përhershme të shikimit.
Sipas ekspertëve, syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme, pasi gjatë eklipsit fuqia e rrezeve të Diellit nuk zvogëlohet.
Ekspozimi i syve ndaj Diellit pa mbrojtje mund të shkaktojë retinopati diellore, e njohur edhe si “verbëri nga eklipsi”, një dëmtim i rëndë i retinës.
Sipas ekspertëve, dëmtimi mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm dhe nuk shkakton dhimbje, ndaj simptomat mund të shfaqen vetëm disa orë ose edhe disa ditë më vonë.
Ekspertët theksojnë se syzet e zakonshme të diellit, xhamat e nxirë, filmat radiografikë apo filtrat e improvizuar nuk mbrojnë sytë.
E vetmja mënyrë e sigurt për të parë eklipsin është përdorimi i syzeve të certifikuara sipas standardit ISO 12312-2, të cilat duhet të vendosen përpara se të shikohet drejt Diellit dhe të mbahen gjatë gjithë kohës së vëzhgimit.
Nëse pas eklipsit shfaqen shqetësime, edhe të lehta, si turbullim i shikimit apo probleme të tjera vizuale, mjekët këshillojnë konsultë të menjëhershme me një okulist. Më të rrezikuar janë fëmijët dhe adoleshentët, pasi sytë e tyre janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve.
Ekspertët u rekomandojnë prindërve t’i mbikëqyrin gjatë gjithë kohës dhe të sigurohen që përdorin syzet e posaçme. Rrezik më të lartë kanë edhe të moshuarit, personat me sëmundje të syve ose ata që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale okulistike.
- Rrëfimi për zhvarrimet në Zubin Potok, rikthehet shpresa për familjarët e viktimave të luftës: Më në fund mund të kenë një varr - 11/08/2026
- “Kujdes nga eklipsi diellor”, mjekët japin udhëzimet për ta parë pa rrezikuar sytë: Syzet e diellit nuk mjaftojnë - 11/08/2026
- Eklipsi diellor rrit interesin në Europë, rriten ndjeshëm çmimet e hoteleve, turistët paguajnë mesatarisht 793 dollarë - 11/08/2026