35.9 C
Tirana
06 / 08 / 2026

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

Senati Amerikan ka konfirmuar Gjeneral-Lejtnantin në pension Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri.

Ndërkohë pritet edhe firma formale e Donald Trump, një informalitet pasi emri i tij është vetë propozim i Presidentit amerikan.

Wendt u konfirmua si ambasador në Tiranë me 50 vota pro e 44 kundër në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Wendt është një Gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane në pension, me mbi 34 vite shërbim, pjesa më e madhe në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Ambasada amerikane në Tiranë ka mbetur pa ambasador prej rreth tre vitesh, që pas largimit të ambasadores Yuri Kim në vitin 2023. Gjatë kësaj periudhe, misioni është drejtuar nga të ngarkuar me punë dhe përfaqësues të përkohshëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x