Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot ekipin e ri drejtues që do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe reformat në pushtetin vendor, Oltjon Muzakën, zëvendësministër me fushë përgjegjësie për çështjet e pushtetit vendor, dhe Anxhela Paparizon, drejtoreshë të re të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Duke vlerësuar sfidat që përballon sot pushteti vendor, ministri Demo theksoi nevojën për një ritëm dhe standard të ri pune, me fokus te reformat në proces, përmbushja e detyrimeve të Kapitullit 22, digjitalizimi, forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.
Demo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përkthimit në rezultate konkrete në territor të programeve si Paketa e Maleve dhe Rilindja Urbane 2.0, duke krijuar më shumë mundësi për komunitetet dhe një profil të ri zhvillimi për qytetet dhe zonat rurale.
“Na duhet koordinim më i fortë, lidership dhe angazhim maksimal nga i gjithë ekipi”, u shpreh Demo, duke vendosur si objektiv një pushtet vendor më të aftë, më modern dhe më pranë qytetarit.
- Ambasadori amerikan Wendt takim me drejtuesin e SPAK dhe BKH-së: Lufta kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm, përparësitë e Trump - 05/10/2026
- Demo prezanton ekipin e ri për pushtetin vendor: Fokus te reformat, Kapitulli 22 dhe shërbimet ndaj qytetarëve - 05/10/2026
- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër - 05/10/2026